75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Porto “kafshatë” e lehtë, Liverpool bën hap të madh drejt gjysmëfinales

Liverpool ka mposhtur Porton me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve e cila u zhvillua në “Anfield”.

“Reds” kanë bërë një hap të madh në rrugën drejtë gjysmëfinales dhe në ndeshjen e kthimit në Portugali do të kenë avantazh të dyfishtë.

Të dy golat skuadra e Jurgen Klopp i shënoi në pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Naby Keita ishte realizator i golit të parë, ku me ndihmën e një devijimi e dërgoi topin në cepin e portës së Casillas.

Golin e dytë e shënoi Roberto Firmino, ku një pasim nga Alexander-Arnold e gjeti atë të vetëm një metër para vijës dhe braziliani nuk gaboi nga afër.

Liverpool pati edhe disa raste, ku vlen të përmendet ai i Salah, i cili i vetëm bëri një goditje jo të saktë.

Ndeshja e kthimit në Portugali do të luhet me 17 prill. /IndeksOnline/