75 Mall Live Search
08:36 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / L A

Porto ndahet në paqe me Palmeirasin, ndërsa Botafogo mposht Seattle

Nga dje ka nisur zyrtarisht Botërori i Klubeve.

Që nga ndeshja hapëse Al-Ahly-Inter Miami janë zhvilluar edhe 4 ndeshje të tjera.

Bayerni mposhti Aucklandin me rezultat të thellë 10-0 si dhe kampioni i Evropës, PSG mposhti Atletico Madridin 4-0.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë zhvilluar edhe ndeshjet tjera si Porto-Palmeiras dhe Botafogo-Seattle Sounders.

Porto nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 ndaj Palmeirasit, mirëpo Botafogo arriti të mposhte Seattle Sounders me rezultat 2-1.

Golat u shënuan nga Jair Cunha dhe Igor Jesus për Botafogon, ndërsa Roldan ishte ai që shënoi për skuadrën nga MLS.

Ndërsa sonte do të zhvillohet ndeshja mes Chelseat dhe Los Angeles FC, në orën 21:00./IndeksOnline/