Portreti i rrallë i Dianës u shit dhjetë herë më shumë se sa vlerësohej

Një portret i Princeshës Diana është shitur për më shumë se dyqind mijë dollarë ( pothuajse 180.000 euro).
Ndërsa, çmimi i cili ishte vlerësuar të jepet ishte prej njëzet mijë dollarësh ( gati 18.000 euro), transmeton Indeksonline.
Kjo pikturë ishte një studim i fytyrës së Dianës, e cila ishte përdorur për një portret të plotë dhe është vepra e rrallë e Nelson Shanks.
‘Imazhi i fytyrës së Dianës përshkruhet se ka ‘të njëjtët sy të ulur’ dhe ‘vështrim të konsiderueshëm’ si ai i portretit të plotë. Fustani jeshil, i cili mund të shihet pjesërisht në portret, u përshtat në një bluzë të bardhë për pikturën e madhe. Kjo vepër e mrekullueshme u var në Pallatin Kensington, por më vonë u zhvendos në shtëpinë e saj në Northamptonshire. Sipas shtëpisë së ankandeve Sotheby’s, ai do të portretizonte ‘takun emocional të jetës publike të Dianës në mesin e viteve 1990’, ‘por edhe elasticitetin e brendshëm‘./Indeksonline/
Rare portrait of Princess Diana sells for more than 10 times the expected price https://t.co/crKwSgm8lA
— CBS News (@CBSNews) January 30, 2022