Portugali – Slloveni, ndeshja e parë e Evropianit që vuloset në penallti

Nuk ka fitues edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta në ndeshjen Portugali – Slloveni.
Rezultati pas extra-time, mbeti i pandryshuar 0-0, shkruan IndeksOnline.
Në fakt portugalia kishte mundësinë më të mirë, por Ronaldo gaboi të shënonte nga penalltia, në minutën e 105-të.
Gjuajtja e tij u prit nga portieri slloven, Jan Oblak.
Kjo është ndeshja e parë në Euro 2024, ku skuadra që kualifikohet vendoset pas ekzekutimit të penalltive./IndeksOnline/