75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Portugalia e mbështet plotësisht Kosovën për liberalizimin e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, për 12 vjetorin e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Portugalisë.

Haradinaj-Stublla tha se me Augusto Santos Silva rikonfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, poashtu homologu i saj ofroi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Indeksonline.

“Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin”.