Portugalia nga 16 e rrit në 18 moshën minimale për martesë

Mosha minimale për martesën e një të riu në Portugali është rritur në 18 vjeç, tashmë që presidenti atje ka shpallur dekretin që ndalon martesën e të miturve.
Deri tani, mosha minimale për martesë ishte 16 vjeç, megjithëse ishte i nevojshëm pëlqimi i prindërve nëse çifti ishte nga 16 deri në 18 vjeç, shkruan The Portugal News, transmeton Klankosova.tv.
Në fund të shkurtit, kuvendi atje rriti moshën minimale për martesën e një të riu në 18 vjeç dhe hoqi referimet për emancipimin nga disa nene të legjislacionit.
Marcelo Rebelo de Sousa ka shpallur sot dekretin e kuvendit që ndalon martesën e të miturve dhe përfshin martesën e fëmijëve, të hershme ose të detyruar në grupin e situatave të rrezikshme që legjitimojnë ndërhyrjen për promovimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, duke amenduar Kodin civil, Kodin e gjendjes civile dhe Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve në rrezik.