18:58 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Portugalia nuk lejon befasinë, mposht Ghanën dhe kryeson grupin

Portugalia e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror në Katar.

Ata mposhtën kombëtaren e Ghanës me rezultat të ngusht 3-2, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Ishte Cristiano Ronaldo ai i cili e zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar nga penalltia në minutën e 65-të.

Tetë minuta më vonë, Ghana barazoi rezultatin me Andre Ayew.

Portugalia shënoi dy gola të shpejt me Joao Felix dhe Rafael Leaon në minutat (78 dhe 80), për rezultatin 3-1.

Në vazhdim Ghana arriti ta ngushtoj rezultatin me Osman Bukari në minutën e 89-të.

Portugalia me këtë fitore reditet e para në tabelën e Grupit H me 3 pikë, Uruguai dhe Korea e Jugut kanë nga një pikë, ndërsa Ghana me zero pikë./IndeksOnline/