75 Mall Live Search
17:57 / E Premte, 03 Tetor 2025 / Gj Sh

Portugalia publikon listën për ndeshjet e tetorit, nuk mungon Ronaldo

Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, për vitin 2025.

Selektori, Roberto Martinez, në listën prej 25 futbollistëve e ka përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, shkruan IndeksOnline.

40-vjeçari po kalon një sezon fantastik me Al Nassr, derisa edhe gjatë muajit shtator shënoi tre gola në grumbullim me Portugalinë.

Portugalia ka 6 pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës, derisa me 11 tetor do të luaj ndaj Irlandës dhe me 14 tetor kundër Hungarisë./IndeksOnline/