Portugalia shkruan historinë, fiton Ligën e Kombeve
Portugalia është fitues i sezonit debutues të Nations League.
Kampionët e Evropës në finale mposhtën Holandën me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Goncalo Guedes në minutën e 60-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Portugalia do të mbetet në histori si kampioni i parë historik i këtij kompeticioni të ri.
Kujtojmë se portugezët përfunduan të parët në Grupin 3 të Ligës A, pasi triumfuan ndaj Italisë dhe Polonisë. Në gjysmëfinale mposhtën Zvicrën derisa në finale triumfuan ndaj Holandës. /IndeksOnline/