E pabesueshme çfarë ndodhë në Beograd, Ronaldos nuk i pranohet një gol i rregullt!

Kombëtarja e Portugalisë ka barazuar 2 me 2 ndaj Serbisë në Beograd me spektakël në fund të ndeshjes.
Ndeshja e zhvilluar për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’ u mbyll me barazim 2 me 2, shkruan IndeksOnline
Edhe pse mysafirët ishin duke fituar gjatë pjesës së parë me rezultat 2 me 0 – me dy golat e shënuar nga sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi.
Mitrovic dhe Kostic, ishin dy lojtarët që shënuan nga një gol për ta barazuar rezultatin ndaj Portugalisë.
Kujtojmë që në minutat e fundit, Serbia mbeti më një lojtari më pak në fushë, pasi me të kuq u ndëshkua, Milenkovic.
Në fund ndodhi diçka e pabesueshme, Cristiano Ronaldo shënoi për Portugalinë, por goli nuk u pranua. Në fakt, ishte mbrojtësi serb ai që largoi topin nga goli, kurse gjyqtari nuk e ka se topi kishte kaluar vijën.

Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në pozitën e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë./IndeksOnline/