75 Mall Live Search
23:33 / E Martë, 25 Qershor 2024 / MSH

Posedonte armë dhe fishekë, nisin hetimet ndaj një 25-vjeçari (foto)

Sot rreth orës 18:00, policia e rajonit të Prishtinës, gjeti dhe sekuestroi një revole të tipit “ZORAKI”, të kalibrit 7.65mm, si dhe katër copë fishekë. 

“Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit 25-vjeçar, V.S, me rekomandim të prokurorit, policia nisi hetimet, raporton Indeksonline.

Bëhet fjalë për kryerje të veprës penale: “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”./Indeksonline/

May be an image of text