75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / MSH

Posedonte narkotikë në lokal, policia arreston një të dyshuar në Mazgit

Policia ka kontrolluar mbrëmë një lokal në Mazgit të Obiliqit, nën dyshimin se në të njëjtin mund të ketë gjësende të dyshuara.

Nga aksioni i policisë në këtë lokal, është gjetur dhe sekuestruar një qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4 gramë.

Policia ka bërë të ditur se nga aksioni është sekuestruar edhe një telefon.

Një i dyshuar është arrestuar nga ky rast, raporton Indeksonline.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike”./Indeksonline/