75 Mall Live Search
12:12 / E Diele, 24 Korrik 2022 / MSH

Posedonte substanca narkotike, arrestohet një person në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë.

Policia i ka marr masat e nevojshme dhe menjëherë ka dalë tek “Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij, i janë gjetur tri (3) cigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’.