Poshtërsia e tifozëve të Swansea para derbit me Cardiff City
Nis në mënyrën më të keqe të mundshme (pragndeshja) derbi i Wellsit, në Premier League, mes Swansea dhe Cardiff City-t, i programuar për t’u zhvilluar këtë të diel, në orën 13:00, në “Liberty Stadium”, në kuadër të javës së 14-të.
Një veprim makabër dhe i papranueshëm nga tifozët e Swansea-t ka njollosur pragndeshjen. Në rrjetet sociale është shfaqur një foto e biletave të rreme ajrore me emrin e Emiliano Salas, ish-sulmuesit argjentinas, që humbi jetën më 21 janar të këtij viti, ndërsa po udhëtonte me një avion të vogël privat nga Nantes drejt Cardiffit.

Një veprim i ulët dhe i turpshëm, i kryer nga disa idiotë, që kanë menduar të ofendojnë kujtesën e djaloshit të ndjerë, duke shpërndarë në qytet biletat e rreme.
Një episod që nga tronditur Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë edhe klubin e Swansea-t, që nëpërmjet një komunikate ka mbajtur një qëndrim të prerë kundër këtyre tifozëve palaço, madje edhe duke premtuar se do të bashkëpunojë me policinë për të identifikuar përgjegjësit e kësaj poshtërsie.