75 Mall Live Search
08:08 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Post, aviatori që bëri fluturimin e parë vetëm rreth botës

Aviatori amerikan Wiley Post, më 22 korrik të vitit 1933, përmbushi fluturimin e parë vetëm rreth botës.

Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.

Historiani i aero-nautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të zotit Post nuk ishte e vetmja arritje

“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”.

Wiley Post u vra në një aksident ajror në Alaskë në vitin 1935. Në këtë aksident vdiq edhe miku i tij, humoristi amerikan Will Rogers.