22:11 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / AR

Post Malone, baba për herë të parë, vjen në jetë vogëlushja

Post Malone është bërë baba për herë të parë! Burime për E!Neës bëjnë me dije se partnerja e reperit ka sjellë në jetë vogëlushen. 

Malone bëri me dije lajmin pak kohë më parë ku shprehu gjithë emocionet e nisjes së këtij kapitulli të ri. 

Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time. Jam më i lumtur se kurrë më parë,” -tha reperi asokohe për People. “Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë.”

Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, nuk e ka bërë kurrë publike të dashurën dhe po me të njëjtën fanatizëm duket se po ruan edhe detajet rreth vajzës. Nuk dihet ende kur bebushja ka lindur apo emri i saj.

I mjafton që fansat të dinë statusin e tij të ri: baba i një vajze!