19:41 / E Martë, 22 Shtator 2020

Post Malone kryeson në “Billboard Music Awards 2020” me 16 nominime

Post Malone është duke e përfunduar verën me 16 nominime në “Billboard Music Awards”.

Lajmi është ndarë të martën nga NBC dhe nga Dick Clark.

Nominimet e 25-vjeçarit përfshijnë artistin më të mirë, artistin më të mirë në kategorinë e meshkujve, artistin më të mirë në zhanrin ‘rap’ dhe artistin më të mirë me këngët më të dëgjuara.

Albumi i tij i vitit 2019 “Hollywood’s Bleeding” – i cili përfshin hitet “Circles”, “Wow” dhe “Goodbyes” – është në krye të Billboard 200.

Lil Nas X ndjek Malone me 13 nominime, ndërsa Billie Eilish dhe Khalid shënuan secili nga 12.

Malone, Eilish dhe Khalid do të garojnë për çmimin më të madh të shfaqjes, artisti/ja më e mirë, së bashku me Taylor Swift dhe Jonas Brothers.

Ceremonia e “Billboard Music Awards” do të transmetohet drejtpërdrejt nga Teatri ‘Dolby’ në Los Angeles më 14 tetor, megjithëse Dick Clark e NBC nuk ofruan specifikat se si do të trajtohej shfaqja gjatë pandemisë.

Evenimenti fillimisht ishte paraparë të mbahej në muajin prill, por u shty për shkak të coronavirusit.

Disa nga të nominuarit ishin madje pretendentë të mëdhenj në “MTV Video Music Aëards 2019” – mbajtur më shumë se një vit më parë – përfshirë hitin rekord të Lil Nas X “Old Town Road” dhe të Lizzo “Truth Hurts”.

Detajet e tjera të ceremonisë do t’i shohim në vazhdim.