13:22 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Posta e Kosovës bëhet me kryeshefe, bordi zgjedhë Ushtruesen e Detyrës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, më 09.07.2021, ka caktuar Fakete Kadiun, në pozitën U.D. Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës Sh.A.

Deri tek caktimi i U.D KE znj. Fakete Kadiu, ka ardh si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Rafet Jashari.

Kadiu do të menaxhonë ndërmarrjen që po kalon në gjendje të vështirë financiare deri në zgjedhjen e kryeshefit të ri./Indeksonline/