75 Mall Live Search
13:47 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Posta e Kosovës me pullë postare “Kujdes Covid19”

Posta e Kosovës sot ka lansuar pullën postare “Kujdes Covid19”, që promovon luftimin e pandemisë.

E këtë pullë sot e ka pranuar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i cili e ka quajtur mirënjohje shumë të vecantë për të dhe ministrinë që ai drejton.

Pulla postare sic ka thënë Zemaj është dhe si mesazh për ndërgjegjësimin publik per respektimin e rregullavbe në parandalimin e virusit:

Njoftimi i plotë i Zemajt:

Posta e Kosovës me pullë postare “Kujdes Covid19” që promovon luftimin e pandemisë. Kjo është mirënjohje e veçantë për mua, për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë, dhe është vlerësim për të gjithë ata që po japin kontribut në luftimin e pandemisë Covi19.

Pulla postare “Kujdes Covid19” është edhe si mesazh për ndërgjegjësimin publik për respektimin e rregullave në parandalimin e virusit. Me këtë rast i falënderova përfaqësuesit zyrtarë të Postës, Fakete Kadiun, zv. Kryeshefe e Postës, Kamber Demakun- shef i Administratës dhe Protokollit, Gazmend Isufin – drejtor i Kontrollit të Brendshëm, Xhevdet Smakiqin -koordinator për zbatimin e masave kundër virusit COVID-19.