Posta e Kosovës: Mos bini pre e mashtrimit, mesazhet janë të rreme
Posta e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.
U ka bërë thirrje të gjithëve të mos jenë pre e mashtrimit, pasi thonë se persona të panjohur po dërgojnë mesazhe SMS qytetarëve, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës.
“Menjëherë pas identifikimit të këtij rasti, Posta e Kosovës ka njoftuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me to për adresimin e kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Postës.
Ky institucion ka bërë të ditur se komunikimin me qytetarët e bënë vetëm përmes kanaleve zyrtare, përmes ueb faqes, rrjeteve sociale dhe numrave zyrtarë të telefonit.
Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë asnjë lidhje (link) të dërguar përmes këtyre mesazheve mashtruese dhe të mos bashkëpunojnë me numra apo kontakte që nuk janë zyrtare./Indeksonline/

