75 Mall Live Search
20:08 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / Z S

Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare Zveçan-2

Posta e Kosovës njofton qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, si pasojë e dëmtimit nga sulmi i fundit.

”Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona” thuhet në njoftim për media.

Më tutje thuhet se Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave./Indeksonline/