Posta mbrapa teatrit në Prishtinë cak i hajnave, policia rrethon objektin
Gjatë orës së pasditës së sotme, cak i hajnave ka qenë një objekt i Postës së Kosovës.
Burimet e IndeksOnline ka mësuar se disa persona kanë tentuar që të vjedhin Postën, mbrapa teatrit në Prishtinë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar, apo nëse kanë arritur objektivin të dyshuarit.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/


