10:21 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Posta me një njoftim për ata që s’kanë marrë asistencën sociale

Posta e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që ju ta merrni Asistencën Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve.

Por për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, ju njoftojmë se nuk ka nevojë të prisni në radhë të gjata sepse edhe ju e dini se Asistencën Sociale mund ta merrni edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë.

Mos nxitoni! ASISTENËN SOCIALE DO TA MERRNI TË GJITHË.

Po ashtu, ju lutemi të gjithëve të respektoni stafin tonë dhe vetën tuaj për të qëndruar në distancë 2 metra larg njeri-tjetrit në hapësirat para Zyrave Postare.

I falënderojmë përzemërsisht të gjithë qytetarët që janë duke respektuar distancën siç kërkohet nga ekspertët mjekësor.

Me respekt,

Posta e Kosovës Sh.A.

Prishtinë