Posta në krizë financiare, shpallë konkurs të brendshëm për 76 pozita

Postës së Kosovës, javën e kaluar u ishin bllokuar llogaritë bankare nga Administrata Tatimore e Kosovës, për shkak të një borxhi rreth 1.3 milion euro ndaj kësaj administrate e që është grumbulluar gjatë periudhës 2019-2020. Por kjo krizë financiare në të cilën është përfshirë Posta, nuk e ka penguar atë për të shpallur konkurs të brendshëm për 76 pozita.
Burimet e IndeksOnline brenda Postës kanë thënë se secila pozitë e shpallur e rritë koston e pagave.
Ky konkurs të cilin e ka siguruar IndeksOnline është shpallur nga bordi i përkohshëm, i votuar nga Qeveria Kurti dhe që është i hapur nga e premtja, 24 korrik deri të shtunën, me 1 gusht.
Në mes të problemit tejet të madh financiar, ku nuk sigurohet që muajin e ardhshëm do të këtë paga për punëtorët e Postës, kjo e fundit shpallë konkurs për tu graduar punëtorët.
Ndryshe, të premten, zyrtarë të Postës së Kosovës kishin njoftuar vet për zhbllokimin e llogarive bankare, të cilat ishin bllokuar të enjten nga ATK-ja. Madje sipas njoftimit, drejtuesit e Postës mbesin me shpresën se Qeveria do t’iu dalë në ndihmë për të tejkaluar sfidat të cilat ata i quajnë të përbashkëta./IndeksOnline/


