09:24 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Posta zgjat orarin: Punon nga ora 08:00-20:00

Posta e Kosovës nga sot ka ndryshuar orarin vetëm për Zyrat Postare Kujdestare, të cilat kanë punuar me orar prej orës: 08:00 – 22:30.

Tani e tutje këto zyra postare do të punojnë nga ora: 08:00 – 20:00, në harmonizim me vendimet e Qeverisë.

“Kushdo që ka nevojë të paguaj fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, tatimit në pronë, gjoba të policisë, të blejë mbushje të Valës, të paguaj Kujtesën, shërbime postare e të tjera, këtë mund ta bëj në Postë, në çdo qytet si dhe në shumë vendbanime rurale”, thuhet në njoftimin e Postës.