Postecoglou nuk mbet gjatë pa punë, zyrtarizohet te Nottingham Foresti

Ange Postecoglou rikthehet përsëri si trajner në Premierligë.
Australiani është zyrtarizuar si trajner i ri i Nottingham Forestit, pak kohë pas shkarkimit të tij nga Tottenhami.
Ai do të zëvëndësojë portugezin, Nuno Espirito Santo i cili u shkarkua mbrëmë.
Postecoglou, sezonin e kaluar ishte trajner i Tottenhamit, ku kaloi një sezon të dobët duke mbyllur sezonin në pozitën e 17-të.
Mirëpo shpëtoi sezonin pasi që arriti të triumfonte në Europa League, ku siguroi pjesëmarrjen edhe në Champions League si fitues i kësaj gare./IndeksOnline/