18:59 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Poster i veçantë në përkrahje të Kosovës

Kombëtarja jonë ka mbajtur stërvitjen e parë para takimit me Anglinë në vikend.

Të pranishëm në këtë stërvitje ishin vetëm lojtarët që nuk patën minutazhë të plotë mbrëmë ndaj Çekisë, shkruan Indeksonline.

E veçanta e kësaj stërvitje nuk ishte në fushë por në dalje të “Fadil Vokrrit”, një djalosh i ri që i ngjante shumë Vojvodës, madje edhe kishte veshur fanellën e lojtarit, ndërsa në duar mbante një poster ku shihet fotografia e Mergimit të dëshpëruar pas eliminimit.

Mbishkrimi në poster ishte ky: “Kokën lart! Keni për cka të mburreni, Krenar me ty Mergim”

“Ëndrra vazhdon, You’ll never walk alone (Ju kurrë s’do ecni vetëm)”.

/Indeksonline/