Posti i kryetarit të Kuvendit, Maliqi me një propozim për LDK-në dhe VV-në!

Analisti i njohur politik Shkëlzen Maliqi, ka dhënë një propozim sa i përket çështjes se postit të kryetarit të Kuvendit, post ky i cili është edhe pika e cila po ndan Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës.
Sipas Maliqit të dy kryetarët e partive do të duhej të tregonin kreativitet sa i përket postit të kryeparlamentarit, duke propozuar kështu që rotacioni të bëhet si pakt politik.
Postimi i Shkelzen Maliqit në Facebook
Nëse vërtet koalicionin e bllokon pozita e kryetarit të Kuvendit, Albini dhe Isa do të duhej të tregonin pak kreativitet në zgjidhjen e ngërçit: Rotacioni në Kryesinë e Kuvendit mund të bëhet si pakt politik : Kujtim Shala behet i pari për një vit e ca muaj, Glauku mbetet i dyti, nëse Kuvendi pajtohet me këtë s’ka nevojë as për doreheqje thjesht votohet rokada e afatizuar, edhe ashtu Kryesia e Kuvendit është organ më kolektiv se të tjerët, me këtë nuk do të poshtërohet Glauku, mbetet pjesë e vendimmarrjes në legjislativin në koalicion me Kujtimin ku edhe ashtu bashkërenditen vendimet.