75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 09 Maj 2023 / C E

Postimi i çuditshëm i Casillasit pas barazimit të Realit

Real Madrid ka barazuar me rezultat 1-1 me Manchester Cityn në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Menjëherë pas ndeshjes ka reaguar ish-kapiteni i Realit, Iker Casillas.

Portieri ka bërë një reagim të çuditshëm që lë të kuptohet se nuk i ka raportet aq të mira me ish-skuadrën e tij.

“Për të shkuar në Stamboll duhet të kalosh fillimisht nga Mançesteri”, ka shkruar Casillas në rrjetet sociale.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet me 17 maj në Angli. /IndeksOnline/