Postimi i çuditshëm i Victoria Beckham në Instagram pas deklaratave të Brooklyn
Victoria Beckham kaloi fundjavën me shoqet e saj të grupit Spice Girls në festën e 50-vjetorit të ditëlindjes së Emma Bunton, vetëm disa ditë pasi u “shkatërrua” nga deklarata e djalit të saj Brooklyn.
Të dielën, ajo ndau një foto nga festa e së shtunës në Soho Farmhouse në rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen shpirtit më të bukur. Ju dua shumë vajza.”, transmeton Indeksonline.
E vetmja anëtare që mungonte në festë ishte Mel B.
Ribashkimi vjen pas një jave të vështirë për Viktorian.
Djali i saj 26-vjeçar, Brooklyn, publikoi një deklaratë të gjatë gjashtëfaqëshe të hënën, duke thënë se nuk donte të pajtohej me familjen. Edhe pse më parë kishte thënë se është “djali i mamasë”, Brooklyn e kritikoi ashpër Viktorian dhe komentet e tij thuhet se e lanë atë “të shkatërruar”./Indeksonline/

