Postimi i fundit i Mozzik-ut lë ndjekësit me dyshime, kujt i flet për tradhëti?
Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Në një publikim në Instagram, artisti ka ndarë një mesazh që shumë fansa e kanë interpretuar si një reflektim për besnikërinë dhe tradhtinë, transmeton IndeksOnline .
“Qentë s’të tradhtojnë kurrë, s’të kafshojnë kurrë pas shpine… prandaj i mbaj afër,” ka shkruar Mozzik.

Postimi i reperit është parë nga fansat si një mesazh me kuptim të fshehtë, ndoshta i lidhur me përjetime personale, pasi Mozzik njihet për mënyrën e sinqertë dhe shpesh emocionale të komunikimit me publikun.
Kjo nuk është hera e parë që artisti ndan shprehje të forta dhe simbolike, përmes të cilave ai shpesh shpreh mendimet e tij për jetën, njerëzit dhe marrëdhëniet.

