75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Postimi i fundit i Qerim Kelmendit: Jam i urryer nga mijëra shqiptarë!

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi është gjetur i vrarë rreth orës 01 e 30 minuta në fshatin Zahaq të Pejës.

Ai pak orë para se të vritej kishte postuar një status në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.

“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë tradhtarë, sepse ishin pakicë, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicës shqiptare! Edhe Unë jam tradhtar si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë!”, është statusi i fundit i Qerim Kelmendit.

Policia e Kosovës ka treguar se deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me vrasjen e Kelmendit./IndeksOnline/