75 Mall Live Search
20:14 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Postimi i Ronaldos për Maradonën më i pëlqyeri në Instagram për vitin 2020

Cristiano Ronaldo është personi më I ndjekur në Instagram.

Ai gjatë vitit 2020, arriti të ketë primatin edhe për postimin më të pëlqyer, transmeton Indeksonline.

Sipas “Billboard”, postimi I Ronaldos, ku bënte homazhe për legjendën e futbollit, tashmë të ndjerë, Diego Maradona, është pëlqyer 19.7 milionë herë.

“Unë I them lamtumirë një shoku, ndërsa bota përshendet një gjeni të përjetshëm. Ai iku shumë shpejtë por askush nuk do ta harroj kurrë Maradonën”, kishte shkruar CR7 në postimin e tij./Indeksonline/