75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 11 Janar 2026 / AR

Postimi që të gjithë nëna do ta kuptojnë, Vesa ndan javën e vështirë me Lianin

Vesa Luma ka shpjeguar së fundmi arsyen e mungesës së saj disa ditore nga rrjetet sociale.

Përmes një postimi, këngëtarja ka bërë të ditur se ka kaluar një javë pa publikuar asgjë, pasi ka qenë e angazhuar me virozat e djalit dhe burrit të saj, Lianit dhe Gerit, shkruan Indeksonline.

Ajo thekson se kjo periudhë nuk i ka lënë shumë kohë të kujdeset për veten, megjithatë, sipas tyre, ajo nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Me nota humori, Vesa e ka mbyllur postimin duke iu referuar vetes si një “burrneshë”, duke marrë menjëherë reagime pozitive nga ndjekësit./Indeksonline/