75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 30 Janar 2026 / Z S

Postoi në rrjetet sociale, duke shtënë me armë arrestohet një istogas

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme një person në fshatin Istog i Poshtëm.

Kjo pasi që ai është identifikuar në rrjete sociale, duke shtënë me armë zjarri.

Arma (pistoletë) me 12 fishekë është konfiskuar.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/