Postoi në web faqe shitjen e votës, arrestohet nga policia
Një person ka përfunduar në pranga për veprën penale “Dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë.
“Lidhur me rastin e 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai në një web faqe ka postuar shitjen e votës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/