75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 11 Janar 2024 / Gj. Sh

Postoi video duke përdorur armë zjarri, arrestohet një person në Kaçanik

Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informatë se një person në rrjetet sociale kishte postuar një video sekuencë, duke e përdorur një armë zjarri.

Njësia e Hetimeve në Dubravë të Kaçanikut ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin, sipas komunikatës së policisë.

“Njësia e Hetimeve të stacionit në Kaçanik, në fshatin Dubravë të Kaçanikut kanë arritur që të identifikojnë personin A.T, mashkull kosovar, i moshës 23 vjeçar, të cilin më datë 11 janar 2024, rreth orës 14:30 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.

Rasti është cilësuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.