Poston video duke gjuajtur me armë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Deiq të Klinës, i cili kishte publikuar video duke gjuajtur me armë zjarr.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në oborrin e shtëpisë së tij kishte gjuajtur në ajër me armë, dhe atë skenë e kishte incizuar me video të cilën video e kishte postuar në rrjete sociale. Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e cila dyshohet se ishte përdorur nga i dyshuari, po ashtu në oborr të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të fishekëve”, thuhet në raport.
Sipas policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/