Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen dy persona në Bogë, konfiskohen armë e fishekë

Dy persona janë arrestuar në Bogë të Pejës, pasi që kishin postuar në rrjete sociale, video duke shtënë me armë zjarri. Nga dy të dyshuarit janë konfiskuar dy armë pistoletë, dy karikatorë dhe dhjetë fishekë.
“Fsh. Bogë, Pejë 11.12.2024-00:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në rrjete sociale kishin postuar video, duke shtënë me armë zjarri. Nga ta janë konfiskuar; dy armë pistoleta, dy karikatorë dhe tridhjetë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/