75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / L A

Pothuajse e kryer, Kevin De Bruyne drejt Napolit

Kevin De Bruyne ka gjetur klubin e tij të ri pas largimit nga Manchester City.

Belgu, do t’i bashkohet 4 herë kampionëve të Italisë, Napolit si transfer i lirë.

Siç raporton Fabrizio Romano, De Bruyne do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me “napolitanët” me opsion për të vazhduar edhe një vit.

De Bruyne bëri largimin e tij nga Manchester City pas 10 vjetësh, ku arriti të bënte 422 paraqitje dhe shënoi 108 gola dhe 177 asistime.

Ai arriti të fitonte tituj të shumtë me Cityn, mes tyre edhe “tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/