18:25 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Pothuajse e kryer, Milan arrin akord me Piatek

Sulmuesi i Genovas, Krzysztof Piatek, është shumë pranë transferimit te Milani.

Presidenti i Genovas thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e polakut te rosonerët në këtë afat kalimtar.

Piatek pritet të zëvendësojë yllin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shumë shpejt pritet të largohet nga Milan.

23-vjeçari Piatek autori i 13 golave në kampionat dhe i 19 golave në total me Genoan në këtë sezon do të transferohet te Milani në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e klubit kuqezi verën e ardhshme për një shifër të përafërt me 40 milionë euro. /IndeksOnline/