17:00 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pothuajse gjysma e grave nën moshën 34 vjeçe nuk bëjnë seks

Gati 50 për qind e grave të moshës 25 dhe 34 nuk kanë pasur seks gjatë vitit të kaluar, ka gjetur një hulumtim.

Një sondazh i Shëndetit Publik në Angli me mbi 7 mijë gra zbuloi gjithashtu se një e treta e grave po përjetojnë probleme të rënda riprodhuese, duke përfshirë infertilitetin, dhimbjet gjatë periodave ose menopauzës.

Ndërsa 42 për qind e të gjitha grave të të gjitha moshave nuk janë të kënaqura me jetën e tyre seksuale, ndërsa ato të moshës mes 25 dhe 34 janë më pak të lumtura, transmeton Indeksonline.

Rreth 49 për qind e grave të reja nuk janë të kënaqura me jetën e tyre në dhomën e gjumit, ndërsa gratë e moshës 55 deri në 64 vjeçe janë më të kënaqura, vetëm 29 për qind e tyre thonë se u mungon kënaqësia seksuale.

Ekspertët thonë se kënaqësia seksuale është një faktor i rëndësishëm në shëndetin riprodhues dhe në mirëqenien mendore dhe emocionale./Indeksonline/