“Pothuajse isha në lot”, Galeno pasi i shënoi supergol Arsenalit: I kam parë vetëm në TV!

Skuadra e Portos arriti fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit e vlefshme për fazën eliminim në Ligën e Kampionëve.
Ishte futbollisti brazilian, Galeno ai që shënoi një supergol në minutat e fundit për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Galeno tregoi se sa u emocionua që realizoi golin për 1:0.
“Për pak sa nuk derdha lot. Arsenalin e kam parë vetëm në TV. Gjthmonë doja që të luaja kundër tyre, të shënon ndaj tyre në fund është speciale”, u shpreh futbollisti brazilian
Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Emirates” në Londër./Indeksonline/