09:16 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Potoku thotë se u ofenduan vazhdimisht nga lojtarët e Kikës

Mbrojtësi i majtë i Ballkanit, Arbër Potoku, ka zbuluar një detaj interesant nga sfida ndaj Kikës së Hogoshtit. Ekipi i tij fitoi ndeshjen në vazhdime 1:0.

Sipas mitrovicasit, vendësit i kanë ofenduar gjatë gjithë kohës lojtarët e ekipit nga Suhareka.

”Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ata luajtën ashpër dhe pas çdo dueli na ofendonin. Patëm shumë raste dhe mirë që shënuam një herë dhe nuk shkuam në penallti”, deklaroi Potoku.

I pyetur për shortin, ai tha që të gjitha skuadrat janë të forta. /Indeksonline/