Potter dëshiron që Ziyech të qëndroj te Chelsea

Trajneri i Chelseas, Graham Potter, ka thënë se dëshiron që Hakim Ziyech të qëndroj te klubi londinez.
Tekniku anglez ka deklaruar se i di cilësit e Ziyech dhe është i kënaqur me të, transmeton IndeksOnline.
“Këtu te Chelsea ne i dimë cilësitë e tij dhe na pëlqen ai. Fola me Hakim pasi gjithmonë ka lojtarë që nuk janë në XI startuese dhe duhet të jenë të durueshëm. Jam i kënaqur që ai të marrë kohën e lojës dhe të ndihmojë ekipin”, ka deklaruar Potter./IndeksOnline/