75 Mall Live Search
09:31 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Potter pas humbjes nga Brigtoni: Nuk kam arsye pse të kërkoj falje!

Trajneri i Chelsea-t, Graham Potter, thotë se nuk ka nevojë t’i kërkojë falje Brighton-it, pasi tifozët e skuadrës po talleshin me ish-trajnerin e tyre këtë të shtunë.

Chelsea i Potter u mund në transfertë me rezultatin 4-1 nga Brighton, që tashmë drejtohet nga De Zerbi.

Ndërsa Chelsea vazhdonte të vuante në “Amex Stadium” tifozët vendas u tallën me ish-trajnerin e ekipit të tyre të cilit i thanë: “ju do shkarkoheni në mëngjes”.

Duke folur në konferencën për mediet pas kësaj sfide, Potter theksoi se sipas tij nuk arsye pse t’u kërkojë falje tifozëve të Brighton.

“Nuk kam asgjë për të kërkuar falje. Mendoj se bëra një punë të mirë në klub dhe e lashë atë në një vend të mirë, por njerëzit kanë të drejtë të kenë mendimet e tyre. Është pjesë e procesit. Duhet të vuash dhe të ndjesh dhimbje në mënyrë që të rritesh dhe të bëhesh më mirë. Askush nuk tha që ne ishim artikull i përfunduar. Ne duhet të marrim dhimbjen sot dhe të mësojmë prej saj.”-tha ai.