Potter refuzon ofertën e gjigantit evropian

Graham Potter e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i Ajax-it. Ish- trajneri i Brighton dhe Chelsea , 48 vjeç, kishte qenë në bisedime me klubin e Amsterdamit për një rikthim në menaxhim.
Ajax u mposht me rezultat 6-0 në derbin e javës nga Feynord duke u futur në krizë edhe më të thellë të rezultateve. Humbja erdhi disa ditë pasi Ajax pezulloi CEO-n e tyre të ri Alex Kroes.
Potter është parë nga drejtuesit e Ajax si njeriu kryesor që do rikthente në rrugën e rezultateve pozitive, por që anglezi ka refuzuar ofertën.
Trajneri aktual, Van Schip do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit./Indeksonline/