Pozicioni më i rrezikshëm gjatë aktit seksual, për meshkujt
Në një studim të publikuar në ‘’Advances in Urology’’, pasi u analizuan rastet e meshkujve të hospitalizuar me fraktura penile (thyerje të organit gjenital) gjatë viteve 2000-2013, studiuesit arritën në konkluzionin shokues se gati 50% e rasteve ndodhnin si pasojë e pozicionit misionar të femrës, ose e thënë në terma më të thjeshtë kur femra qëndron sipër.
Sipas tyre, kjo ndodh pasi në këtë pozicion femra kontrollon lëvizjet me gjithë fuqinë e trupit dhe një penetrim i gabuar ose një lëvizje e pakontrolluar mbi organin e eksituar mund të rezultojë fatal.