11:21 / E Hënë, 12 Nëntor 2018

Pozicionimi i Thaçit në afërsi të liderëve botëror në Paris, ambasadori francez i kërkon falje Vuçiqit!

Bujë të madhe bëri pozicionimi i presidentit kosovar Hashim Thaçi në afërsi të liderëve më të mëdhenj të botës në Paris.

Madje jo vetëm në shënimin e 100 vjetori të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore por edhe në Forumin e Paqes, Thaçi ishte në afërsi të kancelares gjermane, Angela Merkel, të presidentit francez Emmanuel Macron, atij të Rusisë, Vladimir Putin e shumë të tjerë.

Për dallim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili u ul më larg në bazë të protokollit francez. Madje Vuçiq kishte reaguar duke pyetur se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasadori i Francës në Serbi, Frederik Mondolin, i cili kërkoi falje nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe nga populli serb.

Ai tha se ajo që ndodhi më ulëset në Paris në një ceremoni në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ishte për keqardhje, transmeton Indeksonline.

“Me Serbinë jemi shumë afër. Serbia humbi gati një të tretën e popullsisë së saj në Luftën e Parë Botërore, 62% e popullsisë mashkullore. Unë nuk e di se çfarë po ndodhë, them se ishte gabim dhe i kërkojmë falje presidentit Vuçiq dhe popullit serb”, ka thënë ai.

Për deklaratën e ambasadorit francez në Serbi ka folur së fundi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai e falënderoi Francën për mesazhin dhe respektin e viktimave serbe, që sipas tij u transmetua nga ambasadori Frederik Mondoloni.

“Faleminderit ambasadorit Mondoloni për fjalët e mrekullueshme dhe respektin që ai tregoi për viktimat serbe. Serbia do ta mirëpres Presidentin Macron në një mënyrë madhështore”, ka shkruar Vuçiq.

Ndryshe uljen e Thaçit në një vend shumë larg Vuçiq-it dhe afër liderëve botërore e komentuan për orë të tëra edhe gjitha mediat serbe./Indeksonline/

Ndryshe nga liderët e rajonit, Thaçi afër Merkel, Macron dhe Putin edhe në Forumin e Paqes