Pozita dhe opozita dakordohen për themelimin e dy komisioneve hetimore për energjinë

Pozita dhe opozita në Kuvendin e Kosovës janë dakorduar për krijimin e dy komisioneve hetimore për energjinë.
Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se pas mbledhjes së përbashkët të shefave të Grupeve Parlamentare është vendosur që të krijohen dy komisione hetimore, ai i propozuar nga opozita, por edhe komisioni i propozuar nga mazhoranca.
Këto dy komisione pritet të votohet në ora 15:00, kur pritet edhe të rifilloj seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se deputetët e opozitës sot kanë pamundësuar zhvillimin e seancës plenare me kërkesën e tyre themelimin e këtij komisioni./Indeksonline/